Lajm i keq për të gjithë abonentët e Digitalb dhe fansat e futbollit. Platforma e keqmenaxhuar nga drejtuesit e paftë tashmë ka humbur 2 kompeticione të rëndësishme.
Së fundmi, mësohet se të drejtat për transmetimin e ndeshjeve të kampionatit të Serie A nuk do t’i takojnë më për sezonin e ardhshëm platformës Digitalb. Tashmë ndeshjet aq të ndjekura nga shqiptarët do të transemetohen nga TIBO.
Përplasja mes këtyre dy platformave pati filluar pak kohë më parë, kur digitalb njoftoi heqjen e kontentit të saj nga platforma që ka blerë kampionatin.
Konkurrenca mes dy platformave pay duket se ka nisur e ashpër dhe blerja me një shumë të lartë e kampionatit italian e konfirmon këtë.
Gjithashtu mësohet se Digitalb ka humbur edhe të drejtat e kampionatit spanjoll. Një televizion tjetër ka blerë për 5 vjet të drejtat e La Liga për Shqipëri dhe Kosovë.