Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi.
Një i moshuar është gjetur i gozhduar në kangjellat e një blloku pallatesh në Kalithea.
Ishin oficerët e policisë ata që e kanë gjetur burrin në kushtet ekstreme. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset të cilët bënë të mundur lirimin e të moshuarit të pajetë nga gozhdat dhe kangjellat.
Policia po e heton rastin si një vrasje të mirëmenduar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet se përse autorët ndërmorën vendimin e rëndë.