Fishekë dhe kanabis, Policia arreston nënë e bir në Berat, në kërkim bashkëpunëtori, nën hetim kryeplaku i fshatit

0
102

Policia e Beratit ka vendosur në pranga 2 persona, si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre.

Këta shtetas, dyshohet se kanë kultivuar lëndë narkotike në fshatin Dobrenjë. Po ashtu, edhe kryeplaku i fshatit është proceduar penalisht për veprën penale “shpërdorim detyre”. Të arrestuarit janë Mira Mezini 52-vjeçe, djali i saj Qamil Mezini 17-vjeç, si dhe në kërkim është shpallur Mersin Mezini 60 vjeç.

Po ashtu gjatë kontrolleve në banesë, krahas kubikëve me kanabis policia ka gjetur 2 krehëra me fishekë. Ndërkohë Adriatik Dërvishi, kryeplaku i fshatit, është proceduar në gjendje të lirë, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

 

 

Skrapar/Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Procedohet penalisht kryetari i fshatit Dobrenjë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu, bien në prangat e Policisë edhe 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Dobrenjë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 52 vjeçe dhe Q. M., 17 vjeç (nënë e bir), si dhe shpallën në kërkim shtetasin M. M., 60 vjeç (bashkëshorti i shtetases M. M.), të tre banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre dhe në pyllin në afërsi të saj u gjetën kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe 2 krehra me fishekë.

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 59 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Dobrenjë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre.

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat dhe Kuçovë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë Berat kapën shtetasin e shpallur në kërkim policor G. D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim prone”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kapën dhe ndaluan shtetasin A. Gj., 38 vjeç, banues në Kuçovë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here