Komentuesit e “masakruan” se ju doli në mbrojtje emigrantëve me Lamborghini, pendohet Leonora Jakupi dhe sqaron deklaratën

0
118

Dy qytetarë nga Kosova para pak ditësh u gjobitën në Shqipëri pasi po lëviznin me makina luksoze me shpejtësi “skëterrë”, deri në me 225 km/h. Në lidhje me këtë ngjarje të shumta ishin reagimet e ardhura nga “vipat” shqiptarë, mes tyre edhe këngëtarja Leonora Jakupi.

Ndryshe nga shumë të tjerë, Leonora u doli në mbrojtje emigrantëve, duke u shprehur se nuk e meritojnë gjithë sulmin që po u bëhej. Në reagimin e saj që e pasqyroi dhe newsbomb.al, Leonora shprehej se turistët duhet t’i linim të qetë, të kënaqeshin, edhe pse ishin në shkelje të ligjit.

“Çka keni more me tan keto sulme per mergaten tone? Jo po garojne me vetura, jo po parkohen keq spo i respektojne rregullat ne komunikacion etj etj A mos jemi na ma mire se ata? Apo keni harru qe jemi brum i njejt? Leni njerezit le te kenaqen ne vendin e vet, teke fundit secili paguan per gabimin e vet! Gezuar Diasporë”, shkroi Leonora.

Mirëpo, kjo deklaratë e këngëtares nuk u prit aspak mirë nga lexuesit të cilët e “masakruan” me komente duke i kujtuar Leonorës se “qejfi nuk bëhet duke rrezikuar jetën e të tjerëve”. Pas komenteve aspak të këndshme, sepse behej fjalë për shkelje të hapur të ligjit, Leonora është  detyruar që të tërheqë fjalët e saj dhe të sqarojë këtë deklaratë të bërë.

Referuar lajmit të newsbomb.al, këngëtarja shkruan në InstaStory se ajo nuk mbron ata që rrezikojnë jetën e njerëzve të tjerë, por nuk është dakort që të gjithë emigrantët të paragjykohen për gabimet e disa personave.

“Ta keni parasysh qe une nuk mbroje njerez qe rrezikojne jeten e vet dhe te qytetareve. Une mbroje te drejten e Diaspores, jo cdo gabim individual duhet ti mvishet mergates! Ps: si duket mediat ne Shqiperi nuk e kan as iden me te vogel sa cka po ndodhe ne Ks. viteteve te fundit”, sqaron ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here