Është 44-vjeç por fiziku i saj perfekt i jep të gjithë mundësitë për të “turbulluar” rrjetin sa herë që ajo të dojë. Bëhet fjalë për Ledina Çelon e cila përsëri ka shkaktuar “tërmet” në “Instagram” dhe nuk e kemi fjalën për fotot hot, por për komentet që ndjekësit kanë lënë në fotot e saj.
Edhe pse më herët ajo u kritikua nga fansat për ekspozimin e të pasmeve, Ledina nuk e vrau aspak mendjen dhe postoi përsëri foto më të nxehta se të parat. Epo, ndjekësit kaq duan dhe menjëherë ju “vërsulën” këngëtares duke e akuzuar për pozat e papërshtatshme për moshën e saj.
“Po e dimë që ke bythe, po kujt ja nxjerr nidizmin…dashke burrë tjetër si duket”, shkruan një ndjekëse.
Ndërsa, një komentuese tjetër në fillim e sheqeros duke e komplimentuar për fizikun që ka dhe pastaj e sulmon.
“Trupin e mirë seriozisht, për moshën që e ka. Amo do qesi foto si PornoStar, fëmijëve do ju vijë turp së shpejti, besom”, shkruan një ndjekëse tjetër.