Babai i të dashurit të Dua Lipës, sherr me fqinjët: Jetët tona janë kthyer në makth

0
174

Manjati i pronave Mohamed Hadid, i njohur si babai i dy supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid dhe të dashurit të artistes shqiptare Dua Lipa Anwar Hadid, ka qenë në qendër të mediave për shkak të konfliktit me fqinjët e tij.

Ai është paditur nga fqinjët në Los Anxhelos të cilët pretendojnë se shtëpia gjigante e ndërtuar prej tij në Bel Air, i ka kthyer jetët e tyre në makth, për shkak se ndihen të rrezikuar. Për këtë arsye ata kërkojnë miliona dollar dëmshpërblim.

Rezidenca gjigante, e cila ka 2-fishin e përmasave të lejuara sipas ligjeve lokale, është ende e papërfunduar pavarësisht urdhrit që ai të prishet gati dy vjet më parë nga një gjykatës që e quajti atë një ‘rrezik’ për komunitetin përreth.

Avokatët e Hadid pritet të përgjigjen në një argument duke pretenduar se një nga fqinjët, Joe Horacek, ka një inate personale kundër biznesmenit. Manjati 72-vjeçar i pasurive të patundshme u shfaq i heshtur jashtë gjykatës të enjten kur u paraqit për ditën e fundit të zgjedhjes së jurisë për gjyqin i cili mund të zgjaste katër deri në pesë javë. m.v/abcnewsa.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here