Gjendet e pajetë në banesë 35 vjeçarja në Gjirokastër, dyshimet e para

0
175

Një 35 vjeçare është gjetur e pajetë mëngjesin e kësaj të premte në Gjirokastër.

Policia bën me dije se viktima është shtetasja me iniciale A.T. e cila dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë në banesën e saj, pasi trupi ka filluar pjesërisht të dekompozohet.

Ndërkaq mësohet se 35 vjeçarja vuante nga problemet mendore.

Rreth orës 11:20 njoftohemi se në lagjen “18 Shtatori” është gjetur e pajetë në banesë e saj shtetasia A. T., rreth 35 vjeç, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Menjëherë në vendgjarje shkuan shërbimet e policisë dhe nga kqyrja paraprake e trupit nuk vihen re shenja dhune. Gjithashtu dyshohet se shtetasia A. T. ka ndërruar jetë prej disa ditësh, pasi trupi ka filluar pjesërisht të dekompozohet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here