Ja kur i nxehti afrikan pritet të godasë sërish Shqipërinë…

0
153

Fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë” që goditi javën e kaluar edhe Shqipërinë tashmë po i lë vendin të nxehtit afrikan që do të godasë rajonin.

Nga dita e hënë pritet që të ketë një rritje të ndjeshme të temperaturave. Shërbimi Meteorologjik grek nuk përjashton që termometri të arrijë deri në 42 gradë Celsius.

“Nga e hëna vjen një valë e re e të nxehtit nga Afrika e Veriut e cila fillimisht do të prekë Greqinë perëndimore.

Por nga e marta deri në fund të javës nxehtësia do të mbizotërojë në të gjithë vendin, që pritet që të arrijë 40-42 gradë. Këto temperatura do të vazhdojë deri në ditët e para të gushtit” njofton shërbimi grek i Meteorologjisë.

I nxehti në Greqi pritet që të godasë edhe vendin tonë që nga frika e “liqenit të ftohtë” duhet të bëhet gati për temperaturat e larta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here