Franca ka disa ditë që është përfshirë nga protesta kundër vaksinimit dhe kundër masave represive të Covid.
Protestuesit janë përleshur sot me policinë në qendër të Parisit, ndërsa efektivët kanë hedhur edhe gaz lotsjellës.
Përveç Parisit, demonstrata priten në qytete të tjera të vendit si Marsejë , Montpellier , Nantes dhe Toulouse , pasi parlamenti francez pritet të votojë këtë fundjavë për projekt-ligjin e qeverisë, i cili parashikon krijimin e një çertifikate të detyrueshme shëndetësore të shëndetit.
Në protestë kishte edhe parrulla kundër presidentit në detyrë të Francës, Emanuel Makron.