Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku ndërruan jetë 10 qytetarë nga Kosova dhe mbetën të plagosur mbi 30 persona.
“Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci.
Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Pasagjerëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë.
Falenderoj autoritetet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit.”