Rusia ka shënuar 24, 072 raste të reja me koronavirus, 3, 406 prej të cilëve janë raportuar vetëm në Moskë.
Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 6, 126, 541 të prekur.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 779 persona kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 153, 874 viktima.
Në Rusi është vënë re një rritje e infeksioneve, shkak i së cilës sipas autoriteteve është bërë varianti Delta i Covid.