Në lidhje të drejtëpërdrejtë me Syri Tv, me gazetaren Eneida Ndoci, eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, duke u ndalur te dështimi i projektit pilot të regjistrimit të nxënësve të klasës së parë nëpërmjet platformës E-Albania,
‘Nuk e di nëse është vendim apo udhëzim, sepse është në fakt kundër ligjit. Ndryshimi është si më poshtë. Neni 28, pika 2, e ndryshuar në vitin 2018, thotë: njësitë e vetëqeverisjes vendore në bashkëpunim me institucionet vendore janë përgjegjëse për regjistrimin e nxënësve në arsimin me kohë të plotë. Dhe këtu mbyllet situata. Këtu nuk thuhet as E-albania, as AKSHI as KOPSH-i, asgjë tjetër. Gjithçka që është bërë deri më tani është në dëm të atyre që nuk janë regjistruar, dhe duhet të shihet si dëm emocional, moral dhe ligjor.
Në dispozitat normative për nxënësit e klasave të para që është miratuar në janar të vitit 2020, që thotë regjistrimi në institucione, ZVA në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore bashkëpunojnë për identifikimin dhe regjistrimin e fëmijëve në moshë shkollore.
Pra më thoni mua E-albania i identifikon fëmijët në moshë shkollore dhe i regjistron. Në çmënyrë?
Ministria kishte edhe një tjetër grabim të rëndë. Thoshtë që mosha 6 vjeçare ështe dëtyrim ligjor. Është detyrim ligjor por nuk është domosdoshmëri që prindi ta regjistrojë.’