Tre zyrtarë të Kadastrës së Tiranës janë vënë në prangat e policisë ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme(SPAK) dhe krimit ekonomik.
Burime për Syri.net dhe SYRI TV bëjnë me dije se të hetuarit nga SPAK janë: Panol Nikolla te Hipoteka, pezullim detyre, për korrupsion. Neritan Balbusha, “Arrest në burg” për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Admir Buri, “Arrest në burg” për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Gazmend Dije “Arrest në burg”, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.