Dje Petro Koci shkoi për të dhënë llogari mbi akuzat e tij se Bashkia Fier iu ka dhënë tendera grupeve mafioze. Por Koci duket se ka ndryshuar qendrim, teksa ne dalje nga SPAK u mundua qe fajin ta kalonte në një tjetër cështje.
Disa ditë më parë, zv.kryeministri Erion Brace shpërtheu ndaj betonizimit që poi bëhet Tiranës nga pjestari i Partisë së tij, dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Brace ka tentuar që të sheshojë gjërat duke ulur tonet, ndaj Veliajt, përmes një postimi në Facebook.
Pikërisht ulja e toneve nga Brace, nuk ka kaluar pa u replikuar nga gazetari i njohur Dritan Kaba, i cili ka vendosur që ti komentojë në Facebook zv.krryeministri, ku i shkruan:
Kolegu i Petro Koçit fiks. Kur jane te “nxehur” jane si gjela dhe bertasin, pasi i “lagin” me “uje” behen pula edhe vetem kalarisin sipas kenges se gjelit te qymezit.