Mrekullia e Kosovës në “Tokyo 2020” është aq e madhe sa ka kaluar çdo kufi, një paraqitje historike e dardanëve që po përkthehet në ar.
Një vend aq i vogël sa Kosova, por me një shpirt të aq të madh luftarak, ka bërë që e gjithë bota të flas për shtetin më të ri.
Nuk ka ambasadorë më të mirë për njohjen e këtij vendi se sa Nora dhe Distria, dy “vajza të arta”, që kaluan çdo limit duke i dhuruar vendit dy medalje ari.
Kosova gjithashtu është një model frymëzimi për çdo vend, është model frymëzimi është për Shqipërinë që në 109 vite shtet nuk ka arritur kurrë të shijojë një medalje olimpike.
Me shumë punë dhe përkushtim, Kosova e kthyer xhudon në art më vetë, duke triumfuar në shtëpinë e tyre që konsiderohen mjeshtër të këtij sporti.
Në harkon kohorë të pesë viteve, Kosova ka arritur të sigurojë tre medalje ari në këtë disiplinë.
Paraqitja e Kosovës në këto Lojëra Olimpike është më të vërtete mbresëlënëse, me dy medalje ari të sigurua brenda pak ditësh, Kosova renditet e teta në “Tokyo 2020” duke lënë pas 200 shtete të tjera, shtete si Italia, Franca, Gjermania etj.
Kjo është thjeshtë një mrekulli, një paraqitje historike që do të kujtohet ndër breza por dardanët nuk dëshirojnë të ndalen këtu, për ta ky është thjeshtë një fillim i artë.