Vasili reagon pas skandalit të policisë së shtetit: Palaço gojepisa, qe krimineleve dhe trafikanteve ju marrin te keqen…

0
184

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas skandalit të policisë së shtetit, e cila pasi nuk arriti të ndalonte një person të dyshuar për trafik narkotikësh, i është kthyer gazetarit Ergys Gjençaj, i cili po filmonte aksionin e tyre.

‘Sa kohë të jetë Edi Rama do të jetë kjo polici armike medias dhe e qytetarëve dhe mike e kriminelëve dhe trafikantëve’, shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Ergys Gjençaj perballe policise se turpit!

Ca ordinere policie, palaço gojepisa, qe krimineleve dhe trafikanteve ju marrin te keqen i versulen si kafshe gazetarit te mirenjohur Ergys Gjençaj.

Ergysi bente detyren si gazetar, por “gaboi” se po filmonte ordineret e policise.

Ky eshte turp nuk eshte polici.

Kjo eshte nje shemti per te cilen qytetaret provojne vec neveri.

Kete neveri e pelqen vetem Edi Rama.

Sa kohe te jete Edi Rama do te jete kjo polici armike medias dhe e qytetareve dhe mike e krimineleve dhe trafikanteve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here