Aktivistja Elona Caslli ka ironizuar zonjën e parë të Bashkisë së Tiranës, e cila ‘i paska gjetur vetes një punë me rrogë të majme 20 mijë euro në muaj, ku këshillon institucione dhe kompani ligjore, kur burri I saj ka mbushur Tiranën me pallate’.
Postimi
‘Quo vadis!
Teatër paska shpikur zonja Veliaj..?!?!
Zgjuarsi pushteti me kosto shteti..
Sipas investigimit të Ora News, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj merr 20 mijë euro në muaj, duke këshilluar ligjërisht institucione e kompani shtetërore.
Sa e zonja është bërë profesionalisht zonja Veliaj-Xoxe, pas mandatit dhe sa ishte e tillë para mandatit të burrit të saj si kryepushtetar i Tiranës??
Diferenca është shumë pallate në mes..
Ky po është Teatër, por i pashembur ende..’