Lojërat Olimpike/ Në vendin e katërt në botë, Meta: Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë

0
105

Presidenti i Republikës Ilir Meta e vlerëson si të shkëlqyer përfaqësimin e Shqipërisë nga Briken Calja në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ku ai u rendi i katërti në dygarësh duke vendosur një rekord të ri për Shqipërinë, për herë të parë në histori me një pozicion të tillë në Lojërat Olimpike.

“Në vendin e katërt në botë, vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike. Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë! ???”, shkruan Meta.

Meta Fb

Më 7 dhjetor 2018 Presidenti Meta dekoroi peshëngritësin Briken Calja me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, “Për rezultatet e shkëlqyera si ‘Kampion i Europës’ në sportin e Peshëngritjes, duke shpalosur vlera të larta të një sportisti të talentuar; i suksesshëm në arenën kombëtare e ndërkombëtare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here