Dibër/ Arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale

0
174

Dy persona kanë rënë në pranga dhe katër të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

57-vjeçari B.B., banues në Burrel është arrestuar pasi ka ushtrua dhunë fizike dhe psikologjikë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu në pranga ka rënë 34-vjeçari A.C., pasi ka aksidentuar një person . Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa të proceduar penalisht janë B. T., 33 vjeç;  A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë (punonjës të një institucioni mikrofinanciar). Këta persona dyshohet se kanë aplikuar  për llogari të një 35-vjeçari duke përpiluar kontratë huamarrje me qëllim blerje me kredi nëpërmjet institucionit të tyre, duke i faturuar padrejtësisht shlyerjen e kredisë  35-vjeçarit.

Po ashtu penalisht u proceduan: Q. Gj., banues në Bulqizë, pasi u konstatua duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme dhe H. M., banues në Peshkopi, pasi u konstatua duke kryer një ndërtim pa lejen e organeve përkatëse.

Informacion-Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin:

B., 57 vjeç, banues në Burrel, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

—–

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, ka nisur procedimi penal si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi në kredi”, “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” në ngarkim të shtetasve :

T., 33 vjeç; A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë (punonjës të një institucioni mikrofinanciar). Këta shtetas dyshohet se kanë aplikuar për llogari të një 35-vjeçari duke përpiluar kontratë huamarrje me qëllim blerje me kredi nëpërmjet institucionit të tyre, duke i faturuar padrejtësisht shlyerjen e kredisë  35-vjeçarit.

—-

Në vijim të kontrollit të  akseve rrugore urbane dhe rurale, për të parandaluar aksidentet dhe evidentuar e ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi:

C., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën një shtetase.

——

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga strukturat e Policisë janë proceduar penalisht shtetasit :

Q.Gj., banues në Bulqizë, pasi u konstatua duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.
H.M., banues në Peshkopi, pasi u konstatua duke kryer një ndërtim pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e Mat,  për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here