FOTO/ Ky është Romeo Hasalla, u vra nga djali i xhaxhait për tokën

0
149

Personi që shikoni në foto është 30 vjeçari Romeo Hasalla, i riu që u qëllua për vdekje me armë gjahu nga kushëriri i tij i parë, Kastriot Hasalla, shkruan newsbomb.al. Ky i fundit është shpallur në kërkim për ngjarjenm bashkë me të vëllanë, Afrim Hasalla.

Policia bën me dije se, dy vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla pas një konflikti për tokën, që duket se ka vite që ka nisur, kanë qëlluar me armë gjahu xhaxhain e tyre dhe tre djemtë e tij. Për pasojë, Shaip Hasalla dhe dy djemtë e tij, Laert dhe Emiljano Hasalla kanë mbetur të plagosur, kurse djali i tretë, Romeo Hasalla ka ndërruar jetë.

Romeo Hasalla nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra nga të shtënat me armë gjahu, çifte. Në kërkim për ngjarjen veç dy vëllezërve Afrim dhe Kastriot Hasalla është shpallur dhe djali i këtij të fundit, Marjus Hasalla, shkruan newsbomb.al. Nuk dihet nëse ai ka dorë në vrasje apo ka ndihmuar të atin të largohet.

Nëna e 30 vjeçarit që vdiq, është shprehur se se djemtë e kishin mbjellë me ullinj tokën që ishte bërë shkak për sherrin dhe konfliktin me kushërinjtë.

“Çunat e patën mbjellë, është toka ime, vajtën atje dhe nuk di nëna më gjë. Për punë toke. Do ketë prishur ullinjtë që ka mbjellë çuni, vajtën me zetor për të prishur ullinjtë andej”, thotë mes lotësh nëna e viktimës.

Nga kontrollet e Policisë, është gjetur dhe një armë gjahu çifte, e cila dyshohet se është arma me të cilën dy vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla qëlluan për vdekje kushëririn e tyre të parë, Romeo Hasallën dhe plagosën xhaxhain SHaip Hasalla, bashkë me dy kushërinjtë Laert dhe Emiljano Hasalla.

Pas një konflikti për tokën, mëngjesin e sotëm Afrim dhe Kastriot Hasalla kanë qëlluar me armë zjarri xhaxhain e tyre Shaipin dhe tre djemtë e tij, Laertin, Emiljanon dhe Romeon. Për pasojë, Romeo Hasalla ndërroi jetë, ndërsa babai i tij dhe dy vëllezërit ndodhen në Spitalin e Lushnjës, me plagë nga armë zjarri çifte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here