Gjyqi për shpifje/ Veliaj vijon të mos paraqitet, Basha refuzon pajtimin

0
128

Kryedemokrati Lulzim Basha është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme GJKKO.

Kjo pasi kreu i PD, ka paditur për shpifje kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe juridiksioni i ka kaluar GJKKO.

Ashtu sikurse ka ndodhur kur paditë shqyrtoheshin nga Gjykata e Tiranës, Veliaj nuk është paraqitur.

Me kalimin e shqyrtimit të padisë penale për shpifje në GJKKO, Basha ka refuzuar të pajtohet dhe gjyqi për kallzimin penal për shpifje ndaj Veliaj do të vijojë në 24 shtator.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here