Këngëtarja e njohur Ramës: Të bësh krushqi me atë që të ka për*unuar motrën…

0
112

Besa Kokëdhima ka reaguar për iniciativën e Mini-Shengenit.

Pas marrëveshjes së nënshkruar në Shkup mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë për iniciativën e quajtur “Open Balkan”.

Kokëdhima ka thumbuar kryeministrin Edi Rama, duke shkruar se po vendos trarë me Kosovën, e po lidh marrëveshje me Serbinë.

“Trarë me Kosovën e Mini-schengen me Serbinë, ose thënë ndryshe, të bësh krushqi me atë që ë ka përdhunuar motrën”, ka shkruar ajo në “Instastory”.

 

Këngëtarja më pas publikoi edhe një fotografi të një djali me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë në shpinë, duke shkruar se “jemi një”.

“Nuk e di për ju, por unë do bojkotoj çdo produkt jo-shqiptar e jo-shqiptar të Kosovës, të Dardanisë. Do shkoj në Dardani sikur 1000 trarë të vënë. Do shkoj në Shkup e jo në Skopje, në Tetovë, Gostivar, në Mal të Zi e jo Montenegro. Të na falin shqiptarët e Kosovës për këtë lëndim. Jemi një”, ka shkruar këngëtarja.

Image

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here