Prej ditësh qytetit i Fierit është përfshirë nga tymi i djegjes së mbetjeve urbane dhe po rrezikohet seriozisht jeta e qytetarëve. Mtjete Digjen në natyrë të hapur edhe pse vendi ynë,ka shpenzuar më shumë se 5 milion lekë për ndërtimin e Incenatorëve.
Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjni përmes një postimi në Facebook ka bërë një deklaratë të fortë, ku shkruan se Incenatorët janë ndërtuar për të djegur plehrat e vendeve të tjera.
Statusi i plotë i Manjanit:
Nuk e di, kjo aleanca për Jugosllavinë e re a mori ndonjë vendim për djegien në natyre të mbetjeve në Fier?!
Apo ata marrin vendime vetëm për djegien në inceneratorët tanë korruptivë të mbetjeve të ballkanit..!?
Nuk është çudi që të merret ndonjë vendim i tillë. Ndërtimi i 3 inceneratorëve për një popullsi 2.8 milion banorësh, kur Frankurti 5 milionë banorë ka vetëm 1 dhe nuk e mban dot gjithë vitin me mbetje, te kjo llogjikë të çon.
Pra inceneratorët tanë nuk janë bërë për të djegur aq mbetjet tona, sepse ato i djegim në natyre, por mbetjet e dynjasë.
Mos u çudisni hiç! Drejt kësaj po shkojmë…
Dhe kur mendon se Edi Rama erdhi në pushtet me ligjin për ndalimin e importit të mbetjeve, kuptohet plotësisht fjala metamorfozë.