Nga Ergys Alushi, aktivist
Kohë të keqe ke zgjedhur për pushime o kryetar Leli!
Tymi dhe flaka kanë rrethuar qytetin, kurse ti ikën me pushime!
Kthehu e na mbro pyjet nga zjarri ashtu siç po na mbron nga “të zezat për Vlorën që të kërkon Rama dhe ti nuk ia firmos”!
Mijëra e mijëra pushues janë në Vlorë dhe nuk i takon një kryetari bashkie të një qyteti turistik, të iki me pushime në pikun e sezonit!
Do kesh kohë plot për pushime!
Kthehu se qyteti ka shumë halle dhe ka nevojë për gjerësinë dhe thellësinë e mendjes tënde!
Kthehu realisht dhe jo me ndonjë foto në facebook të bërë ditë më parë dhe e hedh sikur je në krye të punëve!