Aurela Hoxha e konfirmoi dje lajmin e përfolur prej muajsh që ishte bërë nënë. Dhe urimet kanë qenë të pafundme, nga fansa e miq e dashamriës.
Sot, pasi dha lajmin e madh, Aurela tregoi edhe si dukej me barkun e rrumbullakosur. Me fotot e shtatzënisë, ajo falenderoi të gjithë ata që e uruan për mëmësinë.
Me siguri, foto të reja do vazhdojnë të publikohen dhe fansat janë gjithë sy e vesh për të mësuar më shumë rreth rrugëtimit të modeles së njohur, që deri tani qe krejt sekret.