Nuk zbatoi orën policore, gjobitet me 10 milionë lekë pronari i lokalit në Shëngjin të Lezhës

0
77

Policia e Lezhës ka vijuar monitorimin e organizimeve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje duke gjobitur me 10 milionë lekë shtetasin me iniciale A.D., pronar i një lokali.

Sipas njoftimit të policisë në vijim të kontrolleve, është konstatuar në Shengjin, Lezhë, 1 subjekt që po vijonte organizimin e aktivitetit  me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

 

 

 

Njoftimi i Policisë

Shengjin, Lezhë

Vijojnë kontrollet nga Policia e Lezhës, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

U konstatua duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar, ndëshkohet me masë administrative, administratori i një subjekti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Shengjin, Lezhë, 1 subjekt që po vijonte organizimin e aktivitetit  me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorin e subjektit shtetasit A.D., banues në Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here