Përmes një video-mesazhi, presidenti amerikan Joe Biden u është adresuar qytetarëve të Kosovës, ku ka falenderuar presidenten Vjosa Osmani e cila të dielën do të ndajë ‘Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit’ për djalin e ndjerë të presidentit Biden, Beau Biden.
“Ne jemi përgjithmonë mirënjohës për të gjithë njerëzit e Kosovës me të cilët Beau u dashurua. Aq shumë dhe aq thellë ai besonte në pavarësinë tuaj dhe në demokracinë tuaj.
Si avokat në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, ai doli vullnetar për të shkuar në Kosovë, në Republikën e Kosovës, për të mbështetur pavarësinë tuaj dhe demokracinë tuaj të re, dhe mbi të gjitha sundimin e ligjit.
Në atë kohë, Kosova ende po shëronte plagët e reja të luftës, dhe një system drejtësie të shkatërruar për dekada nga sundimi totalitar. Por, Beau mund të shihte se çfarë mund të bësh, Beau mund të shihte edhe atëherë të ardhmen që është e mundur për vendin tuaj krenar. Një të ardhme që Kosovës i është mohuar kaq gjatë. Kjo është arsyeja pse ai ishte aq i përkushtuar që të punonte me popullin e Kosovës, dhe të siguronte që krimet e luftës të hetoheshin tërësisht dhe të ndiqeshin profesionalisht. Për të ndihmuar Kosovën të ndërtojë një system të drejtë gjyqësor, të aftë për të sjellë drejtësi dhe pajtim në vend, pas gjithë asaj kohe që Sllobodan Millosheviq keqtrajtoi dhe brutalizoi vendin tuaj.”