Indonezi, 2 tigra rezultojnë pozitivë me Covid

0
176

Dy tigra kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në një kopsht zoologjik në Xhakarta, sipas një njoftimi nga autoritetet indoneziane. Tino, 9 vjeç dhe Harry, 12, rezultuan pozitivë në korrik. Ata kishin simptoma të ngjashme me gripin, probleme me frymëmarrjen dhe humbje të oreksit.

Dy tigrat janë tashmë janë rikuperuar. Kopshti Zoologjik Ragunan është mbyllur që nga qershori, pas rritjeve të rasteve në vend.

Sipas të dhënave, asnjë nga infermierët apo rojet e kopshtit zoologjik nuk ka rezultuar pozitiv me Covid  në periudhën kur u infektuan tigrat. Autoritetet po punojnë për të zbuluar burimin e infektimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here