Turistët janë evakuuar nga plazhet në jug-perëndim të Turqisë, pasi shpërthimi i zjarreve po kërcënon tashmë hotelet dhe shtëpitë përreth. Anijet bregdetare turke – të ndihmuara nga anije dhe jahte private u erdhën në ndihmë turistëve, sipas mediave lokale.
Në qytetin e Bodrumit, janë evakuuar 3 hotele me turistë. Zjarret, të cilët kanë filluar që nga e mërkura, kanë shkaktuar të paktën 6 viktima. Dy viktimat e fundit u konfirmuan të shtunën.
Zyrtarët thonë se të gjithë përveç 10 vatrave të zjarrit janë vënë nën kontroll. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan vizitoi të shtunën Manavgat, ku u konfirmuan 5 viktimat e paraErdogan u zotua se qeveria do të bëjë gjithçka për të ndihmuar personat e prekur nga kjo fatkeqësi. Presidenti është kritikuar gjithashtu mungesën e avionëve zjarrfikës.
Por ai tha se “arsyeja kryesore për këto çështje është se Shoqata Aeronautike Turke nuk ka qenë në gjendje të përditësojë flotën dhe teknologjinë e saj”. Ai shtoi se Azerbajxhani, Irani, Rusia dhe Ukraina i kanë ardhur në ndihmë vendit në operacionin masiv të shuarjes së zjarreve.