Nga Ylli Manjani
=====
Përtej konspiracionit Soros, East-West institute, Delina-KLGJ duhet të kuptojmë realisht çfarë është problemi i Gjykatës së Lartë.
Prej vitesh është bërë një stok prej rreth 40 000 çështjesh që presin të gjykohen nga kjo gjykatë. Vettingu në mënyrën më absurde i vuri drynin kësaj gjykate prej gati 3 vitesh. Aktualisht gjykata ka rifilluar punë por nga 19 gjyqtarë janë ende vetëm 9 të emëruar.
Pra asnjë shpresë për të reduktuar stokun me çështje të vjetra. Përkundrazi ky stok vetëm shtohet.
Në këtë situatë, ndihma Amerikane paguan një grup juristësh që sjanë as gjykatës e as ndihmës që të ndihmojnë gjyqtarët të gjykojnë shpejt. Deri tani, asnjë eficencë nuk është vënë re. Juritët e rinj paguhen pak (50 000/muaj), janë pa asnjë përvojë, nuk kanë as jë tagër ligjore të analizojnë dosjet dhe janë totalisht të keqorganizuar.
Pesë me hiç!
Por nuk është ky problemi.
Rreth 3 muaj më parë parlamenti monist miratoi ndryshimet në kodet e procedurave, sipas të cilave Gjykata e Lartë tashmë shndërrohet në një gjykatë fakti. Pra ajo ka të drejtë të gjykojë në themel çështjet që i shkojnë për gjykim.
Për ta kuptuar më thjeshtë, sipas Kushtetutës roli i Gjykatës së Lartë është të Njësojë dhe Ubifikojë praktikën gjyqsore. Këtë detyrë ajo nuk e bën duke gjykuar prova e fakte por duke interpretuar ligjin në mënyrë të tillë që gjykatat ti trajtojnë rastet njësoj.
Mirpo parlamenti mendon se është mbi Kushtetutën dhe ka ridizenjuar një gjykatë të Lartë edhe më me shumë kompetenca sesa Gjykata “e korruptuar” që u shkri!!!
Sigurisht i gjithë ky deformim ndodhi edhe me mebështetjen e ndihmës amerikane dhe të zonjës Kim.
Në këto kushte jo betëm që nuk ka shanc të ulet numri i çështjeve të pa gjykuara, por do shtohet. Kështu Gjykata e Lartë do vijojë të jetë jashtë funksionit normal për shkak mbingarkese. Jashtë funksionit Kushtetuese po e po!!!
Ndoshta po të kishte një trupë gjykatësisht prej të paktën 70 vetësh dhe rreth 140 ndihmës ligjorë (jo juristë pa emër si këto të east west) mund të ketë një shpresë…! Sigurisht duke shfuqizuar sa më parë ndryshimet antikushtetuese që u bënë.
Por gjykatë të lartë me kaq personel nuk ka asnjë në rruzull!
Veçanërisht me ligjet e reja antikushtetuese, Gjykatën e Lartë jo Delina e Kim po as zoti n’qiell nuk ka ç’i bën.
Mjer kë që e çon halli në gjykatë!
Kjo është reforma e deformuar në realitet. Pa konspiracion e pa teori koti.
3