Zjarri në fshatin “Asim Zenel”, në Gjirokastër ka agravuar tej mase, i cili detyroi banorët e fshatit që të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Fatkeqësisht sot u shënua edhe viktima e parë, ku i moshuari Andrea Haxhiaj humbi jetën në përpjekje për të shuar flakët që po afroheshin pranë shtëpisë.
Gruaja e tij ka mbetur e lënduar nga zjarri dhe ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë djegie në trup.
Pamjet e mëposhtme tregojnë sesi flakët dhe shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar fshatin “Asim Zenel”, ndërsa ushtria vijon me evakuimin e banorëve, pasi janë të rrezikuar nga përhapja me shpejtësi e flakëve.