Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në rrugën “Martin Camaj” në Durrës.
Sipas policisë drejtuesja e automjetit tip “Benz” G.C., ka aksidentuar 60-vjeçarin R.M., i cili po lëvizte me biçikletë.
60-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë .
Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 04.08.2021, në orën 10:10, në rrugën “Martin Camaj” shtetësja G. C., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklisitin shtetasin R. M., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.