Shkodra 24 orë pa transport urban

0
258

Autobusët janë fikur dhe shërbimi i transportit publik në qytetin e Shkodres u fut në grevë të mërkurën (4 gusht)

Administratori i shoqërisë Melidion Dervishi renditi problemet arsyet që i çuan drejt paralizimit të lëvizjes për 24 orë.

Melidion DervishiKa mungesë stacionesh, infrastruktura në Shkodër mungon për realizimin e një shërbimi për qytetarët ashtu siç duhet. Mungesa e subvencioneve”  

Nëse zëri i tyre nuk dëgjohet nga qeveria dhe bashkia e qytetit, kërcënojnë se  Shkodra mund të mbesë pa këtë shërbim.

Melidion Dervishi: Në kushtet e sotme në një verë të dobët ekonomike, Shkodra rrezikon të mbesë pa transport publik.

Edhe një prej shoferëve të autobuseve të qytetit, flet për problematikën në qarkullim dhe vonesat që u shkaktohen qytetareve.

Ai përmend akset me problematike, ku pushteti vendor duhet të vërë dorë.

Në një reagim Bashkia e Shkodrës kërkon nga operatori respektimin e kontratës, respektimin e licencës në bazë të ligjit. Në asnjë rast Bashkia Shkodër nuk mund të veprojë kundër ligjit.

24 stacione autobusi janë në qytetin e Shkodres, por vetëm 10 prej tyre plotësojnë standardet.

Ky qytet mbulohet nga ky shërbim vetëm një dy linja, ai nga Fermentimi në Bahçallek dhe Shirokë – Zogaj, pjesa tjetër e lagjeve të Shkodres nuk e njohin transportin publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here