Zjarret në Maqedoninë e Veriut, arrestohen 4 persona, mes tyre dhe një shqiptar

0
140

Ministria e Brendëshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se janë arrestuar 4 persona deri tani si zjarrvënës në vend. Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se nga katër personat e arrestuar 1 prej tyre është shqiptar, i cili ka qendruar në Maqedoninë e Veriut ilegalisht.

Bëhet fjalë për 32-vjeçarin me iniciale Ll.A. 32-vjeçari akuzohet se ka shkaktuar zjarr në fshatin Pozharan të Gostivarit, një person i arrestuar tjetër dyshohet se ka ndezur zjarrin në Staro Nagoriçan, ndërsa dy personat e tjerë kanë shkaktuar zjarr në fshatin Bllacë. Në njoftimin e saj, MPB-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura dhe mos të shkaktojnë zjarre.

“MPB apelon që në mënyrë rigoroze të respektohet ndalesa për lëvizje në pyje, qytetarët maksimalisht t’u shmangen ndezjes së zjarreve, mbeturinave dhe mbetjeve nga të mbjellat, të mos hedhin cigare të pa ndezura dhe të mos hedhin shishe të qelqit dhe mjete të tjera të cilat pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell, mund të shkaktojnë zjarr”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

 

Prej ditësh si i gjithë rajoni edhe Maqedonia e Veriut është në luftë me zjarret. Momentalisht në vend janë 10 vatra aktive zjarri ndërkohë që fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë të shënuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here