Të paktën 17 pjesëtarë të një dasme në Banglandesh kanë humbur jetën pasi janë goditur nga vetëtima.
Krushqit sapo kishin zbritur nga një varkë dhe ishin nisur për te shtëpia e nuses, në qytetin Shibganj, në momentin që u goditën nga vetëtima.
Dhëndri dhe 14 persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë.
Dëshmitarët që panë ngjarjen e tmerrshme thonë se toka u godit nga më shumë se një vetëtimë, raporton newsbomb.al.
Në vitin 2016, Banglandeshi e shpalli vetëtimën si katastrofë natyrore, kur më shumë se 200 veta vdiqën për shkak të vetëtimave në një muaj të vetëm, dhe 82 në një ditë të vetme.
Ekspertët thonë se shpyllëzimi ka ndikuar së tepërmi në rritjen e viktimave për shkak të goditjes nga vetëtimat.