Mënyra më e mirë për të parandaluar djegien nga dielli është të shmangni rrezet gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të përdorni krem mbrojtës. Sidoqoftë, ka disa metoda natyrale që mund të qetësojnë djegien.
Aloe Vera
Xheli nga kjo bimë lehtëson skuqjen dhe dhimbjen si dhe freskon zonën e djegur.
Bollgur
Bollgur zbut acarimin në zonën e lënduar. Bëni një pastë me bollgur, mjaltë dhe qumësht dhe aplikojeni tek zona ku jeni djegur. Lëreni të qëndrojë derisa të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Domate
Domatja zvogëlon acarimin dhe dhimbjen. Bëni një pastë dhe aplikojeni në zonën ku jeni djegur. Më pas shpërlajeni me ujë të ftohtë.
Hidratimi
Lëkura e djegur është e thatë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të pini shumë lëngje dhe të hani ushqime të pasura me ujë, të tilla si shalqinj, tranguj, rrush dhe portokall.