Policia në telefon, Apple njofton programin që sinjalizon foto abuzimi me fëmijë

0
116

Qytetarë të shumtë janë duke reaguar kundër një vendimi të kompanisë amerikane “Apple” për të skanuar fotografitë e telefonave që zotërojnë.

Gjiganti teknologjik bëri me dije pak ditë më parë detajet e një sistemi për të gjetur material që mund të kenë lidhje me abuzimin seksual të fëmijëve në pajisjet që zotërojnë konsumatorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kanë qenë të menjëhershme reagimet e qytetarëve që thonë se kjo është shkelje flagrante e privatësisë së tyre.

Ekspertët e Apple-it thanë për mediet amerikane se përpara se fotografia të ruhet në galerinë e telefonit, ky sistem i ri teknologjik do të kërkojë nëse ka material që ka lidhje me abuzimin e të miturve. Për më tepër, kompania private njoftoi se nëse identifikohet diçka e tillë, atëherë përdoruesi i telefonit do të raportohet te ndonjë zyrtar për zbatim të ligjit.

Debati për këtë rast në mediet amerikane është lidhur edhe me bllokimin e presidentit Trump në rrjetet sociale. Sipas shumë kritikëve të gjigantëve teknologjikë në Amerikë, kompanitë private po ndërhyjnë gjithnjë e më shumë në jetën private dhe përzgjedhjet e tyre me algoritmet dhe programet që kanë ndërtuar. Një shqetësim tjetër është se kjo teknologji mund të përdoret nga qeveritë autoritare për të spiunuar qytetarët.

Apple ka thënë se versionet e reja do të ndihmojnë që të mos përhapen materialet abuzuese online. Sistemi funksionon duke krahasuar fotografitë me një databazë nga Qendrat Kombëtare për Fëmijët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here