Zbulohen antitrupa të Covid-19 te drerët e egër në SHBA

0
277

Një studim i Departamentit Amerikan të Bujqësisë zbuloi se dreri me bisht të bardhë (Odocoileus virginianus), i cili gjendet kryesisht në SHBA, kishte krijuar antitrupa për SARS-CoV-2.

Kjo do të thotë se dreri është infektuar me koronavirus dhe ka luftuar me infeksionin, raporton Dina Fine Maron për “National Geographic”.

Rezultatet janë ende të paqarta se si Covid-19 është përhapur në botën e egër, ndërsa pritet që studimi i botuar në serverin bioRxiv të shihet nga të gjithë shkencëtarët.

Studimet e mëparshme kanë treguar se drerët me bisht të bardhë janë të ndjeshëm ndaj SARS-cov-2 dhe se mund të përhapnin atë te drerët e tjerë.

Deri tani ishte e paqartë nëse përhapja e Covid po ndodhte mes drerëve, ndërsa e konfirmuar ishte se nuselalat ishin e vetmja kafshë e prekur nga SARS-CoV-2, raporton “National Geographic”.

Megjithatë, macet, qentë, vidrat, luanët, leopardi i borës, gorillat dhe tigrat gjithashtu kanë rezultuar pozitiv për Covid-19.

Për të parë nëse drerët po infektoheshin nga Covid-19, shkencëtarët morën mostra gjaku para-pandemike dhe post-pandemike nga 624 drerë që ndodhen në Miçigan, Illinois, Pensilvani dhe Nju Jork.

Pas analizimit të 385 mostrave të gjakut të mbledhura midis janarit dhe marsit 2021, 40 përqind, ose 152 dre të egër, kishin antitrupa për SARS-CoV-2.

Michigani pa përqindjen më të lartë të drerëve me antitrupa në 67 përqind nga 113 mostra, raporton James Gorman për “New York Times”.

Tre mostra të gjakut të drerit të egër nga janari 2020, kur virusi sapo kishte filluar të përhapej në SHBA, gjithashtu përmbanin antitrupa, raporton “Nature”.

“Duke pasur parasysh përqindjen e mostrave në këtë studim që kishin antitrupa, si dhe numrin e lartë të drerëve me bisht të bardhë në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe kontaktin e tyre të ngushtë me njerëzit, ka të ngjarë që drerët në shtetet e tjera gjithashtu të jenë ekspozuar ndaj virus”, tha një zëdhënës i USDA.

Antitrupat sugjerojnë se drerët u infektuan me koronavirus, dhe sistemi i tyre imunitar e luftoi infeksionin.

Sidoqoftë, ndërsa studiuesit zbuluan antitrupa në mostrat e gjakut të drerëve, ata nuk kishin simptoma të koronavirusit. Ende nuk dihet se si dreri kontraktoi SARs-CoV-2.

Sipas “National Geographic”, kafshët mund ta kenë kontraktuar virusin nga njerëzit, kafshët e tjera në pyll, ose përmes ujërave të ndotura të kontaminuara.

Studiuesit janë të shqetësuar me infeksionet që ndodhin në natyrë për shkak të aftësisë së virusit për të pësuar mutacion dhe kërcimi i tij nga njëra specie në tjetrën, dhe në fund të infektojë njerëzit.

Pasi mutacionet krijohen, ato mund të ndryshojnë dhe ndoshta të evoluojnë dhe të tregojnë rezistencë ndaj vaksinave dhe të shfaqet si një lloj tjetër koronavirusi edhe pas përfundimit të pandemisë.

USDA, gjithashtu vëren se vetëm disa lloje drerash në katër shtete u testuan dhe nuk përfaqësojnë të gjithë popullsinë e drerëve në të gjithë vendin.

USDA shpjegon në një deklaratë se nevojiten më shumë kërkime për të gjetur se si infektoheshin drerat e egër. Hetime shtesë do të duhet të bëhen për të vlerësuar ndikimet e mundshme që virusi mund të ketë në popullatat e drerëve në përgjithësi, kafshët e tjera të egra dhe njerëzit që bien në kontakt me drerë të infektuar.

“Këto rezultate theksojnë nevojën për mbikëqyrje të vazhdueshme dhe të zgjeruar të kafshëve të egra për të përcaktuar rëndësinë e SARS-CoV-2 në drerat e egër”, tha një zëdhënës i USDA për “National Geographic”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here