Babai i Messit akuza ndaj presidentit Laporta: Përdori djalin tim për të fituar zgjedhjet te Barcelona

0
148

Lionel Messi vijon të heshtë, por babai i tij jo. Largimi i sulmuesit argjentinas ka sjellë hije të mëdha dyshimi mbi arsyet e vërteta të këtij vendimi.

Ditën e djeshme, babi i Mesit, Jorge Mesi hodhi akuza të forta në drejtim të klubit katalans duke i akuzuar se po ‘’derdhin lot krokodili’’. Por, si duket Jorge nuk ka ndërmend të ndalet. I ftuar në kanalin spanjoll “El Chiringuito”, babai i Messit hodhi një tjetër akuzë në drejtim të Barcelonës, kësaj here në dëm të presidentit.

“Laporta ka përdorur djalin tim për të fituar zgjedhjet”, – ishin fjalët e Jorge Messit. Kujtojmë se vetëm para pak muajsh Laporta u zgjodh si president i Barcelonës, ku një ndër premtimet kryesore ishte rinovimi i kontratës me Lionel Messin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here