Nevina Shtylla është duke përjetuar një lidhje dashurie me një djalë i cili quhet Arbri, me profesion jurist.
Ndryshe nga moderatoja ai është i panjohur për publikun shqiptar.
Ditën e djeshme, Nevina zhvilloi një bisedë me ndjekësit në Instastory lidhur më disa të pathëna rreth jetës së saj.
Një ndër to ishte në lidhje me planet që ka modelja për të ardhmen.
“Kur do martohesh?”, i shkroi ndjekësi, së cilit Nevina i tha: “Pas teje e kam radhën”.
Kështu, zeshkanja simpatike iu shmang “me lezet” pyetjes dhe endosi të mos zbulojë planet për jetën private.