Shqipëria në “luftë” me flakët, Ferruni: Duhet të kemi flotë helikopterësh, të papërgatitur përballë situatës

0
110

Shqipëria është në “luftë” me flakët  prej disa ditësh.

Ambientalisti Lavdosh Ferruni i ftuar në studion e RTV Ora u shpreh se shqetësuese është neglizhenca në ditët e para kur ndodh një situatë. Sipas tij, Shqipëria duhet të ketë një flotë të përgatitur dhe një buxhet të shtuar për të përballuar situatën me zjarret pasi jemi një vend me terren të vështirë.

Ferruni:” Çështja e zjarreve duhet parë në plan global. Përsa i përket situatës së zjarreve në vendin tonë ajo që më bën përshtypje është se në ditët e para jemi neglizhentë, nuk ka as helikopter. Ajo që duhet të ndodhë është që në momentin e parë të përqendrohemi në fikjen e pikës së parë sepse nëse përhapet zjarri është e pamundur ta kontrollosh. Në këtë këndvështrim ne vuajmë dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Nga ana e teknologjisë ne  si vend me terren të vështirë duhet të kemi një flotë më të përgatitur për zjarret në Shqipëri, duhet investuar, duhet të ketë një buxhet të shtuar në shtet. Jemi para një fenomeni të ndryshimeve klimatike që ne kemi për detyrë të adoptohemi që të mbijetojmë. “

Ferruni u shpreh se duhet të ashpërsohen masat që të parandalohen zjarrvëniet e qëllimshme.

Ferruni: Duhet mos ekzistojë çështja e zjarrvënies me qëllim. Ndoshta duhen ashpërsuar masat për ta parandaluar këtë gjë. Padyshim që është një diçka që duhet marrë në konsideratë, që ne si një vend me terren malor të vështirë dhe mund ta vuajmë shumë më keq se këtë radhë çështjen e zjarreve, mendoj që gjëja më e rëndësishme në tërësinë e masave që duhen marrë.”

Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti për online Xhuljana Zhuleku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here