Kel Demi shpërthen ndaj Kim: Kam zgjedhur te jem në anën e gabuar te historisë duke kërkuar Europën , dhe jo k*rvat e Rilaindasit ne Ohër

0
502

Sot u shënua 33 vjetori i vrasjes nga regjimi Komunisit i poetit kundërshtar Havzi Nelën, i cili zgjodhi rrugën që të kundërshtonte hapur regjimin, dhe ky i dundit i mori jetën.

Gazetari i njohur Enkel Demi ka shpërthyer keq ndaj ambaasadores së SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim, teska përmes një statusi në Facebook shkruan:

Mund të zgjedhësh të jesh në anën e duhur të historisë dhe të jesh rilindas…
Unë zgjedh sot e gjithë jetën anën e gabuar të historisë, Havzi Nelën, prandaj më takon veç një dorë bar.
Në këtë dekikë që bëj këtë zgjedhje ata që vranë Havzi Nelën do më quajnë anti-amerika n.
Por, ndërsa zonja Yuri Kim i lut gazetarët të thonë me guxim të vërtetën dhe unë i tregoj të vërtetën e sërës së gjykatësve që e varën Havzi Nelës, të cilët janë në krye të sistemit të drejtësisë, po ajo na tregon me gisht si “sabotatorë” të reformës në drejtësi.
Por, unë gjithsesi do zgjedh anën e gabuar të historisë, se e dua Kosovën, madje ma shpif perversiteti i zotit Grenell, kur kujton “heronjtë” serbë të 1389 dhe ata prapë do më quajnë anti-amerikan.
Por, prapë duhet zgjedhur ana e gabuar e historisë, kur tregon me gisht rilindasit që i bëjnë çiçin zjarrit, se helikopterët që blenë nuk dihet pse nuk u fluturojnë, ani se american soul bën pushime në Palasë.
Në anën e gabuar e historisë qe baba im, se nuk ishte komunist, as anëtar Komiteti, ndaj unë, i biri kërkoj Evropën, jo kurvat e rilindasit në Ohër.
Në anën e gabuar të historisë qe Havzi Nela, sepse poetët përherë gabojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here