Në 24 orët e fundit, zjarre të fuqishëm tronditën vendin dhe më i rëndi, ai mbi tunelin e Kalimashit mori vëmendje të madhe dhe kërkoi ndihmën edhe të forcave nga Kosova.
Presidenti i Republikës Ilir Meta nxitoi mbrëmjen e djeshme të shkonte në zonën e Kalimashit për të ndjekur nga afër operacionin e shuarjes së zjarrit deri sa rreziku u largua nga tuneli, por që ende vazhdon në majën e Runës. Ministra të Kosovës po ashtu mbërritën në Shqipëri për të rakorduar mbështetjen e tyre.
Në 24 orët e fundit u mësua edhe se ku ndodhej Kryeministri në këto 24 orë të rënda dhe këtë e zbuloi vetë ai: ndodhej në bregun e Jonit, sportiv, i qeshur, i nxirë nga dielli. Madje, as nuk e fshehu faktin se aktivitetet e tij i kishte transferuar aty që nga Tirana. Rama publikoi disa fotografi të pritjes që u kishte bërë në bregdetin ku po pushonte, të dy sportisteve kosovare që u kthyen me medalje nga Tokio.
Pikërisht kjo situatë kaq dramatike dhe kjo sjellje kaq indinjuese e kreut të Qeverisë në një kohë kur Shqipëria po digjet, ka revoltuar nënkryetarin e LSI, deputetin Petrit Vasili, që u shpreh sot me neveri:
“Kalimashi në flakë dhe Rama në det, krim moral dhe shtetëror!”
“Asnjë shqiptar nuk mund të harrojë kurrë që në ditët e tmerrshme të flakëve, që kanë pushtuar anembanë vendin, – shkruan Vasili, – Edi Rama vazhdon i qetë, i pashqetësuar dhe i patrazuar, zdërhalljen dhe pushimet e tij në bregdetin e Jonit.
Kjo është e turpshme, e neveritshme dhe kriminale kur mendon që kryeministri duhet të jetë në krye të punëve dhe jo në krye të mashtrimit propagandistik.
Bën gazetarin ky, bën agjitatorin mashtrues, bën liderin global, bën zhvatësin e interesave publike të shqiptarëve, por nuk bën kurrë kryeministrin që duhet t’u shërbejë me përkushtim vetëm interesave të qytetarëve.
Kryeministër të tillë, që urren kaq shumë shqiptarët nuk është parë gjëkund.
Kryeministër kaq të pacipë, shqiptarët nuk kanë pasur kurrë.
Kryeministër kaq të papërgjegjshëm nuk e gjen as në vendet më të prapambetura të botës.
Forcat zjarrfikëse përleshen me flakët me mjete primitive dhe të patrajnuar sepse kështu i la kryeministri gënjeshtar, që deklaronte se Mbrojtjen Civile e kemi ngritur në nivel të lartë.
Forcat e Kosovës janë atje në vijën e parë të flakëve edhe ministra të Kosovës janë atje atdhetarë, seriozë dhe të përgjegjshëm jo si ky karagjozi, që kemi ne për kryeministër.
Bravo Vjosa Osmani, bravo Albin Kurti, fat për Kosovën, që ka shtetarë dhe patriotë të mirë në krye.
Vetëm Presidenti Meta me sjellje shtetari ishte atje në Kalimash në vijën e parë, në mes të natës për të inkurajuar dhe mbështetur luftën e zjarrfikësve shqiptarë e kosovarë si dhe ishte i pari për të dhënë lajmin e gëzuar të fikjes së flakëve atje.
Ndërsa derri i kënaqur, derri 2 metra, theket në diell e lahet në det të Jonit dhe shet dëngla me mini-Shengen. Qytetarë, mos i harroni këto ditë të vështira dhe mos harroni kurrë këtë delenxhi dhe gënjeshtar, që ju lë gjithmonë vetëm në ditët e hallit,” përfundon Petrit Vasili. /ar.sh/SYRI.NET
Mesazhi i Ramës në Fb:
Zjarret mbi Kalimash mbrëme: