Gazetarja në “qiellin e shtatë”, binjaket sot festojnë një muaj jetë dhe mami Eni Vasili publikon videon më të bukur të vajzave

0
129

Një muaj lumturi për Eni Vasilin pranë vogëlusheve të saj. Sot Nikol dhe Sofi festojnë një muaj jetë dhe me këtë rast mami Eni vendosi që të publikojë në llogarinë e saj në Instagram një video të realizuar nga festa e organizuar në shtëpi për të dy të voglat.

Ngjyra pink është ajo që mbizotrëon sin ë tortë dhe në detajet e festës. Në videon e postuar përkrah fotove të tortës shihen dhe disa poza mjaft të bukura të vogëlusheve  dhe një foto e mami Enit me vajzat.

Me këtë rast, Eni tregoi edhe se si duket një muaj pas lindjes. Ajo shfaqet e veshur me një këmishë të bardhë të gjerë dhe me një palë streçe të zeza.

Kujtojmë se më 6 korrik të këtij viti, gazetarja  u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë dy binjake.

Ajo dhe partneri, Armandin, ata kanë zgjedhur që ti pagëzojnë me emrat Nikol dhe Sofi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here