Me shpejtësi 208 km/h në ‘Bypass-in’ e Fierit, Policia ‘ndëshkon’ 21-vjeçarin nga Kamza, i vendos gjobë dhe i pezullon lejen e drejtimit

0
96

Bypass-i i Fierit është kthyer në një aks të rrezikshëm, pasi shoferët abuzojnë me shpejtësinë.

Për këtë fakt, policia ka shtuar më tej kontrollet në këtë zonë. Në njoftimin e publikuar prej tyre, uniformat blu, saktësojnë se i kanë bllokuar mjetin tip “Audi” 21-vjeçarit H. M., pasi veç 6 gjobave të papaguara dhe riveshjes së xhamit të parë, ai ishte duke drejtuar mjetin me 208 km/ h.

Ndaj 21-vjeçarit policia ka vendosur 800 mijë lekë të vjetra gjobë, si dhe i ka bllokuar lejen e drejtimit për gjashtë muaj.

Njoftimi i Policisë

Fier

Vijojnë kontrollet intensive me radar??? në Bypass-in e Fierit?️, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Kapet nga radari? një tjetër automjet luksoz që lëviste me shpejtësi tej normave të lejuara.

Me 6 masa administrative të papaguara dhe me xhamin e parë të riveshur, bllokohet automjeti që drejtohej me shpejtësi ?208 km/h, nga 21- vjeçari H. M., banues në Kamëz, Tiranë.

Në Bypass-in e Fierit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar nëpërmjet radarit?, automjetin tip “Audi” me shpejtësi tej normave të lejuara.

Pas paraqitjes së dokumentacionit, rezultoi se automjeti nuk kishte leje për mbajtjen e xhamit të parë të riveshur si edhe kishte pa paguar 6 masa administrative.

Këtij shtetasi iu bllokua leja e drejtimit për 6 muaj si edhe u vendos masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë, mungesë siguracioni, xhamin e parë të veshur me qeskë të zezë, qarkullim pa patentë me vete si dhe rezulton debitor me 6 masa administrative pa paguar.

Automjeti tip “Audi” u bllokua nga Policia Rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë? dhe prezencë të Policisë Rrugore??♂, të pajisur edhe me dronë, dragera?, kamera ?e aparate fotografike.

#MosUbëjStatistike?

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here