Lionel Messi zbarkoi në Paris, për aventurën e re të karrierës së tij, teksa u prit me entuziazëm nga qindra tifozë në aeroport por edhe në spitalin ku ai kaloi testet mjekësore.
Messi ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Antonela Roccuzzo dhe tre fëmijët, Thiago, Mateo dhe Ciro, të cilët do të nisin jetën e re në kryeqytetin Francez.
Gjithsesi, mediat spanjolle e ato franceze nuk kanë vonuar për të kuptuar vendqëndrimin e Messit dhe familjes së tij.
‘Le Royal Monceau’, një hotel luksoz ku edhe Neymar jetonte kur mbërriti në PSG, në verën e vitit 2017, do të jetë vendqëndrimi i familjes i familjes argjentinase të paktën disa muaj.
I vendosur në lagjen prestigjioze, Avenue Hoche, vetëm pak metra larg Champs Elysee dhe Harkut të Triumfit.