Pendohet Shemi i “Ilirëve”, anulon pjesëmarrjen në Festivalin e Korçës: Kam gabuar pak, por kaloj në opozitë

0
114

Ndonëse një ditë më parë konfirmoi se do të ishte në Festivalin e Birrës në Korçë, këngëtari i njohur nga Kosova, Shemi ka vendosur të tërhiqet nga pjesëmarrja.

Shemi i grupit “Ilirët” ka dalë në një video drejtuar qytetarëve ku i sqaron edhe arsyet e anulimit të pjesëmarrjes te festa e Birrës Korça, ku do të performojë këngëtari serb Goran Bregoviç, raporton newsbomb.al.

E paqartë mbetet nëse në këtë vemdimarrje mund të kenë ndikuar kërcënime që këngëtari mund të ketë marrë, siç vetë ai pohon se është ofenduar për shkak se deklaroi që do të merrte pjesë.

“të nderuar qytetarë, vëllezër dhe motra shqiptare. Dua të them disa fjalë lidhur me këtë koncertin në Korçë që ka bërë bujë të madhe. Unë e kam menduar se kjo ka lidhje me art, por e shof që kjo s’ka fare lidhje me art. Kjo ka marrë një konotacion politik dhe unë për këtë shkak ka vendosur të tërhiqem nga ky event, edhe për shkak se shumica prej jush më ka sugjeruar të mos marrë pjesë në këtë event.

Unë do ta respektoj shumicën si në zgjedhje dhe do të kaloj në opozitë. Pavarësisht se ka patur sharje, ofendime, unë nuk do të shkoj në Korçë. Pavarësisht se kam patur një dëshirë të flakët të këndoj në Korçë se s’kam kënduar asnjëherë. Kam pat dëshirë ta këndoj aty “Xhamadanin vija, vija”, “Këngën e Adem Jasharit”. Unë nuk do të jem aty”, tha ndër të tjera Shemi.

Video:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here