Përbërja demografike e SHBA po ndryshon me shpejtësi, sipas një raporti të ri mbi numërimin e popullatës të zhvilluar në 2020.
Pritet që censusi të tregojë se shtimi i popullsisë së Amerikës gjatë dekadës së fundit ishte i gjithi falë shtimit të numrit të pakicave racore, ndërkohë që numri i të bardhëve ka rënë për herë të parë krahasuar me 10 vjet më parë.
Byroja e Censusit tha se popullata e Shteteve të Bashkuara është rritur 7.4% krahasuar me 2010, gjë që përfaqëson rritjen më të ulët të një dekade me përjashtim të periudhës së Depresionit të Madh në vitet 1930, krahasuar me çdo 10-vjeçar tjetër që kur filloi numërimi i popullatës në 1790.
Megjithëse nuk kanë dalë shifrat përfundimtar, përllogaritet paraprake tregojnë se 59.8% e popullatës së vendit është e bardhë, ndërsa 18.6% janë hispanikë, 12.5% afrikano-amerikanë dhe 9.1% me prejardhje aziatike apo të një grupi tjetër racor.
Një tjetër zhvillim i ri është fakti që shumica e të rinjve nën 18 vjeç u përkasin racave jo të bardha – një parathënie e ndryshimeve të tjera demografike në vend në dekadat e ardhshme.
Disa demografë thonë se të bardhët do të vazhdojnë të jenë grupi më i madh demografik në SHBA në 2045, por do të jenë në pakicë krahasuar me pakicat racore të marra së bashku./Zëri i Amerikës