Hakerët kanë arritur të vjedhin 600 milionë dollarë në kriptovalutë nga platforma e decentralizuar e financave ‘Poly Network’.
Kjo është cilësuar si vjedhja më e madhe në histori.
Një dobësi e rrjetit ‘Poly Network’ i mundësoi hackerave të fitonin para, tha platforma të martën, duke iu lutur atyre që t’ia kthenin paratë e vjedhura.
‘Shuma e parave që keni zhvatur është më e madhja në histori ,’ shkroi ‘Poly Network’ në një letër për hajdutët, që u postua në Twitter. ‘Paratë që keni vjedhur janë nga dhjetëra mijëra anëtarë të komunitetit kripto … ju duhet të flisni me ne për të gjetur një zgjidhje.’
‘Poly Network’ u bëri thirrje anëtarëve të tjerë të rrjetit të kriptomonedhës që të fusin në listën e zezë, asetet që vijnë nga adresat e përdorura nga hajdutët për të përpirë fondet – të cilat përfshinin një përzierje të monedhave të ndryshme, duke përfshirë 33 milionë dollarë të Tether, sipas CTO të Tether.
Në një deklaratë, Tether më vonë tha se i kishte ngrirë asetet brenda 20 minutave pasi mësoi për sulmin.
Shkëmbimi i kriptomonedhës Binance tha se ishte ‘duke koordinuar me të gjithë partnerët e sigurisë për të ndihmuar në mënyrë aktive’.
Poly Network e ndërlidhi sistemin e regjistrimit të informacionit të monedhave të shumta virtuale për të krijuar ndërveprim midis tyre.
Pas grabitjes, ‘Poly Network’ krijoi disa adresa në të cilat tha se sulmuesi mund të kthejë paratë.
Dhe duket se hakeri po bashkëpunon: Që nga ora 7:47 e mëngjesit ET të mërkurën, sipas ‘Poly Network’, kishte kthyer rreth 4.7 milionë dollarë.
Nuk dihet se kush fshihet pas këtij sulmi.
Deri në mesditë, shumë më tepër para, rreth 261 milionë dollarë, u kthyen, sipas firmës kriminalistike Chainalysis.
Në shënimet e bashkangjitura disa prej transaksioneve, tha Chainalysis, zhvatësi pretendoi se e kishte grabitur ‘Poly Netëork’ për qejf:)’ dhe se ai ose ajo e kishte ndërmarrë sulmin si një sfidë.
‘Unë marr përgjegjësinë për të ekspozuar dobësinë para se ndonjë i brendshëm ta fshehë apo ta shfrytëzojë atë!’ shkroi grabitësi.
‘Unë e kuptova rrezikun e ekspozimit të vetes edhe nëse nuk bëj djallin. Kështu që kam përdorur email të përkohshëm, IP ose të ashtuquajtura gjurmë gishtash, të cilat nuk qenë të gjurmueshme. Unë preferoj të qëndroj në errësirë dhe të shpëtoj botën.’
Pasi kjo grabitje mori vëmendjen e botës, praktikisht nuk kishte asnjë mënyrë që hakeri t’i tërhiqte fondet, tha Chainalysis, sepse çdo transaksion është i regjistruar dhe i gjurmueshëm.
Përshtatur nga CNN.com