Sot do të luhen ndeshjet e kthimit të turit të tretë të UEFA Conference League. Në fushë do të zbresin kampionët e Teutës, bardhezinjtë kurbinas të Laçit, si dhe kampionët e Kosovës, të kaltrit kryeqytetas të Prishtinës.
Në orën 20:00, në “Elbasan Arena”, durrsakët e Teutës ka një misionin jo të lehtë, por edhe një mundësi të mire për të kaluar turin. Por në këtë takim të kthimit, ata duhet të përmbysin humbjen 0-1 të Dublinit ndaj Shamrock Rovers të Irlandës.
Sakaq, po në orën 20:00, në “Venue Lotto Park” të Brukselit, bardhezinjtë e Laçit do të përballen me skuadrën e Anderlechtit, ndërkohë që belgët kanë fituar 3-0 takimin e parë në Shqipëri, çka i bën ata favoritë për ta kaluar turit.
Ndërkohë, nga skuadrat shqiptare, të parët në fushë, në orën 18:00, do të zbresin kampionët e Kosovës, që duhet të mbrojnë fitoren 2-1, të arritur në “Fadil Vokrri” kundër Bodo/Glimt. Ndeshja në Norvegji nuk do të jetë e lehtë, por të kaltrit e Prishtinës kanë shansin të shkruajë historinë dhe të kualifikohet në “play-off” të Conference League.